Xherdan Shaqiri planifikon të largohet nga Baseli, hapur për opsione të reja

Xherdan Shaqiri, futbollisti i njohur kosovaro-zviceran, po shqyrton mundësinë që të largohet nga Baseli për t’u bashkuar me klubin Rapperswil Jona, ku ai zotëron aksione.

Gjatë një interviste për “Blick”, ai zbuloi interesin e tij për të luajtur për këtë ekip, që garon në ligën e dytë zvicerane, dhe për t’u angazhuar në menaxhimin e tij. Shaqiri theksoi se përfshirja në Rapperswil nuk është rastësore, duke shtuar se ka plane të mëdha për të ardhmen e klubit.

Ai tregoi se ndjek nga afër ndeshjet në shtëpi dhe se është duke u përgatitur për të marrë licencat e trajnerit, duke lënë të hapur mundësinë e drejtimit të një skuadre në të ardhmen. Lojtari i njohur gjithashtu ndau planet e tij për të udhëtuar në SHBA verën e ardhshme për të ndjekur disa ndeshje të Kupës së Botës, përfshirë edhe finalen.

Shaqiri la të kuptohet se do të jetë pjesë e futbollit edhe pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *