Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jakup Nura, për rinumërimin e votave në Komunën e Skenderajt.
Sipas PZAP, ankesa e Nurës u konsiderua e papranueshme dhe nuk do të çojë në rinumërimin e votave në të gjitha vendvotimet e kësaj komune. Në vendimin e PZAP thuhet se pretendimet e Nurës lidhur me parregullsitë në administrimin e votave të PDK-së dhe kërkesa për rinumërim të plotë janë të pabazuara dhe nuk mund të pranohen.
Paneli vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të vënë në dyshim rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, Jakup Nura ka mundësinë të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve për të sfiduar vendimin e PZAP.

Leave a Reply