Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar ndaj thashethemeve që po qarkullojnë, sipas të cilave ai është baba i një fëmije me një grua serbe.
Gjatë një interviste me Alaudin Hamitin, Rexha i hodhi poshtë plotësisht këto pretendime. Ai sqaroi se ngjarja ka të bëjë me një kushëri të tij, Vesel Rexha, i cili është përballur me këtë situatë.
Sipas Labinotit, Veseli ka pasur një marrëdhënie me një vajzë që punonte në një klub nate dhe ajo mbeti shtatzënë. Kur u përball me vështirësitë e abortit në Zvicër, vajza shkoi në Serbi.
Ajo kërkoi që familja Rexha të pranonte fëmijën, duke i kontaktuar përmes rrjeteve sociale. Labinoti shpjegoi se ai ka tentuar të ndërhyjë për t’i ndihmuar, por Veseli nuk ka pranuar përgjegjësinë për fëmijën.
Gjithashtu, ai shtoi se pas largimit nga shtëpia, do të bëhet një test ADN për të sqaruar situatën.

Leave a Reply