Sigal Prishtina triumfon në ndeshjen e parë të ENBL-së

Sigal Prishtina e ka filluar me sukses sezonin e ri në ENBL, duke triumfuar ndaj ekipit norvegjez Gimle me rezultatin 90-79.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të grupit B nuk nisi mirë për ekipin kryeqytetas, pasi humbën çerekun e parë me rezultat 13-18. Megjithatë, ata arritën të rikthehen dhe të përfundojnë pjesën e parë në avantazh me tri pikë, 36-33.

Në pjesën e dytë, Prishtina ruajti ritmin e saj të mirë, duke siguruar fitoren me një diferencë prej 11 pikësh. Lojtari më i spikatur për bardhekaltrit ishte Burns, i cili shënoi 30 pikë.

Kontribut të vlefshëm dhanë edhe Bailey me 16 pikë dhe Polloshka me 15. Nga ana tjetër, për norvegjezët, Johnson u dallua me një performancë të shkëlqyer, duke realizuar një double-double me 19 pikë dhe 10 kërcime, si dhe tre asistime.

Ndeshja e ardhshme për Prishtinën në ENBL do të jetë kundër Brussels Basketball më 8 tetor, ku do të luajnë si mysafirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *