Një grua me shtetësi të huaj dyshohet se është zhdukur në Mitrovicë që nga data 11 janar.
Sipas informatave të siguruara nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 12 janar nga një burrë kosovar. Ai ka njoftuar autoritetet se gruaja është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj mbetet e panjohur.
Ekipet përkatëse të policisë janë duke hetuar këtë çështje për të zbuluar rrethanat e zhdukjes.

Leave a Reply