Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndau një video ku u prit me nderime nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point.
Në këtë vizitë, ajo u prit me thirrjet “Kosova, Kosova” nga të pranishmit, duke shënuar një moment të veçantë për vendin e saj. Në një postim në Facebook, Osmani e përshkroi këtë përvojë si një simbol të aleancës dhe miqësisë së fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ajo theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi me ushtrinë më të fuqishme në botë, duke vlerësuar besimin dhe lidhjet e forta që ekzistojnë mes dy vendeve.

Leave a Reply