Juventus ngjitet në vendin e tretë pas fitores ndaj Cremoneses

Juventusi arriti një fitore të thellë 5-0 kundër Cremoneses në Allianz Stadium, duke përmbyllur javën e 20-të të Serie A me një performancë mbresëlënëse.

Ndeshja u dominua nga bardhezinjtë që nga fillimi deri në fund, me Bremer që hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Vetëm tre minuta më pas, Jonnatan David dyfishoi avantazhin për ekipin vendas.

Gjyqtari fillimisht akordoi një penallti për Cremonesen pas një prekje me dorë nga Manuel Locatelli, por pas rishikimit me VAR, vendimi u anulua. Një tjetër penallti u dha për Juventusin pas një ndërhyrjeje të paligjshme, por Yildiz gaboi në përpjekjen e parë, duke shënuar vetëm në tentativën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa në pjesën e dytë, Juventus shënoi edhe dy herë. Një autogol nga Terraciano dhe një gol nga McKennie vulosën rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e tretë me 39 pikë, duke mbajtur presionin ndaj Milanit dhe Interit, të cilët kanë një ndeshje më pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *