Rama: Përvoja ime me VV-LDK ka qenë sfiduese, shpresoj për reflektim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur sot për mundësinë e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka shprehur skepticizëm për këtë bashkëpunim, duke përmendur se përvoja e tij me Vetëvendosjen ka qenë e vështirë, pasi kjo parti shpesh ka vepruar si pengesë dhe sabotator. Megjithatë, Rama theksoi se çdo koalicion që ndihmon në përparimin dhe transformimin e vendit është i vlefshëm.

Ai beson se të gjithë të zgjedhurit, qoftë në Prishtinë apo Kosovë, janë aty falë votave të qytetarëve dhe duhet të punojnë për të mirën e vendit. Duke reflektuar mbi dy vitet e tij të para në detyrë, Rama shprehu dëshirën për më shumë bashkëpunim me qeverinë qendrore, duke shpresuar që pengesat e deritanishme të zëvendësohen me një qasje më bashkëpunuese për të mirën e shoqërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *