Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë për bllokim të projekteve të rëndësishme në kryeqytet.
Ai theksoi se ndërprerja e projekteve si Sheshi Xhorxh Bush, rruga Agim Ramadani dhe Tregu është rezultat i një veprimi të koordinuar kundër Prishtinës. Rama informoi se aktualisht janë në ndërtim e sipër 10 shkolla, prej të cilave 3 janë përfunduar.
Sipas tij, projektet janë penguar në mënyrë të padrejtë nga Inspektorati i Ndërtimit. Ai shprehu zhgënjimin e tij për këto ndërhyrje që, sipas tij, janë të motivuara politikisht.
“Ne po vazhdojmë me projektet tona jashtë kufizimeve që na janë vendosur dhe do t’i realizojmë ato. Dikush do të mbajë përgjegjësi për këto veprime të qëllimshme që pengojnë zhvillimin e Prishtinës,” deklaroi Rama.
Ai kritikoi qëndrimin e qeverisë, duke e cilësuar si veprim kundër interesave të kryeqytetit.

Leave a Reply