Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se avancimi i punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë po vazhdon sipas planit, me 85% të projektit tashmë të përfunduar.
Segmentet e mbetura, që përfshijnë urat dhe nyjet rrugore, pritet të përfundojnë pas fillimit të sezonit të ndërtimit në pranverë, falë vendimit të fundit për shpronësim. Duke iu referuar situatës te by-pass-i i urës, Durmishi ka theksuar se reshjet e shiut kanë krijuar disa gropa, duke ngadalësuar lëvizjen gjatë orëve të pikut.
Pavarësisht këtyre sfidave, qarkullimi nuk është ndërprerë. Ministri ka siguruar se ndërhyrjet për të riparuar dëmtimet janë kryer dhe makineritë janë vendosur për të monitoruar situatën.
Durmishi ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë, duke iu referuar kushteve të vështira të motit dimëror që mund të ndikojnë në sigurinë e qarkullimit. Ai ka nënvizuar rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme për të garantuar kalueshmërinë e rrugëve.

Leave a Reply