Abdixhiku planifikon të japë dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Pas një takimi që zgjati katër orë, Kryesia e ngushtë e LDK-së ka përfunduar mbledhjen e saj.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, doli para mediave për të ndarë detaje rreth mbledhjes. Ai shpjegoi se ky ishte një takim joformal dhe se u vendos që fillimisht të mbahet mbledhja e Kryesisë, duke planifikuar më pas mbledhjen e Kuvendit.

Abdixhiku bëri të ditur gjithashtu se do të paraqesë dorëheqjen e tij në Kuvend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *