Talenti shqiptar Aron Babaj bashkohet me AC Milan

Aron Babaj, mesfushori i ri kosovar, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar te klubi italian AC Milan.

Milani ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me futbollistin e lindur më 2009, i cili do të bëhet pjesë e projektit “Milan Futuro”, i fokusuar në zhvillimin e talenteve të rinj. Klubi italian e ka përfshirë Babajn në planet e tij afatgjata, duke e konsideruar si një investim për të ardhmen.

Në një deklaratë të AC Milan, klubi shprehet i kënaqur për bashkimin e Babajt me këtë iniciativë, ndërsa KF Prishtina e Re, ku Babaj ka luajtur deri tani, i ka uruar suksese në aventurën e re. Aron Babaj, i cili deri tani ka përfaqësuar Kosovën në grupmoshat U16 dhe U17, vjen nga një familje me traditë në futboll, si djali i ish-lojtarit dhe trajnerit Shpëtim Babaj.

Ky transferim vlerësohet si një hap i madh jo vetëm për Babajn, por edhe për futbollin kosovar, duke dëshmuar interesin në rritje të klubeve të mëdha për talentet nga Kosova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *