Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother Vip Kosova”, Dolce ka bërë disa akuza ndaj Albës, duke ngritur tensione në shtëpi.
Dolce, e cila ka krijuar një lidhje të ngushtë me Limin, e ka akuzuar Albën se është ende e fiksuar pas ish-të dashurit të saj. Gjatë diskutimit, Dolce është shprehur se të kesh iluzione për dikë që nuk është më pjesë e jetës, është një dështim.
Ajo theksoi se do ta ndiente veten të dështuar si grua nëse do të ishte e varur mendërisht nga një mashkull që nuk e do më. Këto komente kanë shkaktuar debat mes banorëve dhe kanë sjellë situata të reja brenda shtëpisë së famshme.
Videoja e plotë e këtij diskutimi është bërë virale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Leave a Reply