Policia rikuperon tabela të humbura gjatë vërshimeve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar disa tabela automjetesh të humbura për shkak të vërshimeve në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Këto tabela janë vendosur në Stacionin Policor në Graçanicë dhe policia i ka bërë thirrje pronarëve të tyre që të shkojnë për t’i marrë. Sipas njoftimit zyrtar, tabelat janë gjetur në afërsi të Prishtina Mall, në zonën e prekur nga vërshimet.

Pronarët e këtyre tabelave janë të ftuar të kontaktojnë stacionin policor për të rimarrë pronat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *