Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të hapen 914 kuti votimi për rinumërim, pasi KQZ-ja ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për të siguruar saktësinë e rezultateve zgjedhore.
Ky veprim vjen si rrjedhojë e dyshimeve për mospërputhje të votave ndërmjet kandidatëve për deputetë, të cilat janë zbuluar gjatë verifikimeve në 33 vendvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi për EO se qëllimi i rinumërimit është të garantojë që çdo votë të reflektojë në mënyrë të drejtë vullnetin e qytetarëve.
Elezi theksoi se rinumërimi do të shtrihet në të gjitha vendvotimet e 10 komunave, ndërsa në 28 të tjera do të përfshijë vetëm 10% të tyre. Sipas tij, varësisht nga rezultatet e procesit, mund të merret vendim për zgjerimin e rinumërimit në vendvotime të tjera.
Kjo masë synon të forcojë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurojë që rezultatet përfundimtare të jenë të besueshme dhe të sakta.

Leave a Reply