Dy shqiptarë të arrestuar për vjedhje makinash në Zvicër e Itali

Policia shqiptare ka ndërmarrë një sërë operacione me emërtimin “Stolen Line”, të cilat synojnë luftimin e trafikimit të automjeteve dhe transportit të paligjshëm të emigrantëve në vend.

Në kuadër të këtyre operacioneve, dy individë janë proceduar penalisht për trafikim të automjeteve me vlerë të vjedhura, që kapin shifrën e rreth 90,000 euro. Njëri nga të dyshuarit, M.S., 36 vjeç, dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Benz” në Shqipëri, me vlerë 80,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Zvicër.

Ndërkohë, E.M., 29 vjeç, akuzohet për trafikimin e një automjeti tip “Opel”, me vlerë 10,000 euro, i vjedhur në Itali. Në një aksion tjetër, i quajtur “Relay”, është arrestuar O.T., 36 vjeç nga Kruja, pasi u kap duke transportuar tre emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Materialet e këtij rasti janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për procedim të mëtejshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *