Në prag të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ish-ambasadorin William Walker, i cili dikur drejtonte Misionin Verifikues të OSBE-së.
Walker u shoqërua nga bashkëshortja dhe disa bashkëpunëtorë. Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin historik të Walker në zbardhjen e krimeve gjenocidale të kryera nga Serbia në Kosovë.
Ai vlerësoi miqësinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Walker ndaj çështjeve të së vërtetës dhe drejtësisë për popullin e Kosovës. Në komunikatën për media, thuhet se biseda mes Kurtit dhe Walker përfshiu diskutime mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të masakrës, e cila do të mbahet nesër në Shtime.
Të dy liderët do të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore. Ambasadori Walker falënderoi Kurtin për mikpritjen dhe e uroi për suksesin e tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Leave a Reply