Komandanti i FSK-së zhvillon vizita zyrtare në ShBA

Në vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Ajova.

Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi takime me Sekretarin e Shtetit, Paul Pate, dhe kryetarët e qyteteve Johnson dhe Norwalk, si dhe me zyrtarë të tjerë të Ajovës. Gjeneral Jashari vlerësoi bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë, duke falënderuar zyrtarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së.

Në kuadër të agjendës së tij, ai vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë amerikane në këtë shtet, ku u informua nga stafi për aktivitetet dhe rolin e rëndësishëm që luajnë në mbështetje të veteranëve. Në përfundim të vizitës, Jashari shprehu mirënjohjen e tij për veteranët e SHBA-së, duke theksuar kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel global, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *