Maliqi: Vendimi i vizave të SHBA prek imigrantët nga 75 vende

Analisti politik Agon Maliqi ka sqaruar disa keqkuptime rreth vendimit të SHBA-së për të pezulluar procesimin e vizave imigruese për 75 vende, përfshirë Kosovën.

Sipas tij, ky vendim nuk ndikon në vizat turistike apo afariste, pasi fokusohet vetëm te vizat e imigracionit, që synojnë ata që dëshirojnë të jetojnë në SHBA. Maliqi theksoi se përzgjedhja e këtyre vendeve nuk bazohet në arsye politike, por lidhet me të dhënat që tregojnë se imigrantët nga këto vende përfitojnë ndihma sociale.

Presidenti Donald Trump kohët e fundit publikoi lista ku tregohet se 46.0% e kosovarëve janë përfitues të këtyre ndihmave. Përveç Kosovës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë ndër vendet e prekura nga ky vendim.

Maliqi shtoi se ky vendim nuk është tregues i problemeve në marrëdhëniet dypalëshe, por duhet kuptuar në kontekstin e politikave të ndihmave sociale të administratës Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *