Dy banorë të Pejës kanë dorëzuar në stacionin policor një shumë prej 10,050 euro, të cilën e kishin zbuluar në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
Këto para i përkisnin një personi tjetër, i cili kishte njoftuar policinë për humbjen e tyre më 10 janar. Pasi policia kreu hetimet e duhura dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, shumën e parave ia rikthyen pronarit të ligjshëm.
Policia e Kosovës vlerësoi përkushtimin dhe ndershmërinë e qytetarëve që dorëzuan paratë, duke i falënderuar për veprimin e tyre shembullor.

Leave a Reply