Gjykata Administrative e Aargaut ka pranuar ankesën e një qytetari nga Kosova, i lindur në Zvicër, kundër refuzimit të kërkesës së tij për natyralizim.
Organi gjyqësor kritikoi vendimin e këshillit qeveritar dhe qortoi komunën për mënyrën e trajtimit të çështjes, raporton albinfo.ch. Gjykatat e niveleve më të ulëta kishin vlerësuar arbitrarisht kriteret e integrimit që lidhen me njohuritë për jetesën në Zvicër, kanton dhe komunë, siç njoftoi Gjykata Kantonale e Aargaut të enjten.
Personi në fjalë ka lindur dhe jetuar në të njëjtën komunë që nga viti 1997, ndërsa kërkesa e tij për natyralizim u refuzua në vitin 2023, sipas një vendimi prej 35 faqesh. Gjykata sqaroi se komisioni i natyralizimit kishte gabuar në vlerësimin e njohurive të tij për kushtet lokale.
Aplikanti kishte kaluar testin standard kantonal për njohuritë mbi qytetarinë zvicerane dhe kantonale, por gjatë intervistës iu bënë pyetje të papërshtatshme për Zvicrën dhe Aargaun, ku 23 nga 48 pyetjet u konsideruan të papranueshme. Gjithashtu, intervista nuk u regjistrua siç duhet, dhe vlerësimi ishte i pasaktë.
Komisioni kishte aplikuar gabimisht një kriter integrimi që nuk i përkiste rastit.

Leave a Reply