Prokuroria: Mihali kishte rol vendimtar për Krasniqin

Ish-drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u paraqit sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për dëmtimin e buxhetit të shtetit me 37 milionë euro.

Gjatë seancës, ai mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Prokuroria pretendon se Krasniqi ka marrë udhëzime për projekte nga Dejona Mihali, anëtare e Vetëvendosjes, dhe ka komunikuar me zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet për çështje që lidhen me KEK-un.

Megjithatë, Krasniqi i ka kundërshtuar këto pretendime, duke i konsideruar si të sajuara. Në një deklaratë të dhënë para gjykatës, Krasniqi e quajti çështjen e ngritur kundër tij si të montuar dhe theksoi se arrestimi dhe paraburgimi i tij prej pesë muajsh përbëjnë një dënim pa proces të drejtë gjyqësor.

Ai shfrytëzoi pesë minuta për të mbrojtur veten dhe për të bindur trupin gjykues për pafajësinë e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *