Ndërsa procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po i afrohet përfundimit me fjalimet përmbyllëse, tema u diskutua mbrëmë në emisionin Rubikon.
Gjatë debatit, Profesori Rrahman Paçarizi shprehu qëndrime të ashpra, duke vënë në dukje se ka pasur shqiptarë që kanë gëzuar për arrestimin e Thaçit. Ai ngriti pyetje mbi pritshmëritë nga një shoqëri që kishte pak ushtarë për çlirimin nga Serbia dhe që nuk reagoi kur u krijua Gjykata Speciale.
Paçarizi vuri në dukje edhe mungesën e organizimit për protesta, duke përmendur rastin e një deputeti që votoi për formimin e gjykatës, pa ndonjë reagim të fuqishëm nga shoqëria. Këto komente u bënë gjatë një interviste në Klan Kosova.

Leave a Reply