Një grua 35-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila jetonte në Itali, u gjet e vdekur rreth tre muaj pas zhdukjes së saj.
Ajo ishte raportuar e zhdukur më 22 tetor nga qyteti i saj në Trento. Trupi i saj u zbulua më 15 janar në lumin Adige, rreth 40 kilometra nga vendbanimi i saj, sipas burimeve nga Corriere.
Nëna e dy fëmijëve u kërkua intensivisht që nga momenti i zhdukjes, duke përfshirë edhe përdorimin e një helikopteri në përpjekje për ta gjetur, por për ditë të tëra nuk pati asnjë shenjë. Kjo ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj.

Leave a Reply