Rritet paga minimale në Shqipëri, ndryshime nga janari 2024

Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritjen e pagës minimale, duke e zbatuar në dy faza gjatë vitit 2026.

Vendimi, i cili mban numrin 10/273 dhe është nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u miratua më 31 tetor 2025. Sipas këtij vendimi, nga 1 janari 2026, paga minimale për punëtorët me orar të plotë do të jetë 425 euro bruto.

Një rritje e mëtejshme do të vijë më 1 korrik 2026, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto, gjithashtu për punë të rregullt me orar të plotë. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e Punës, janë të ngarkuara me implementimin e këtij vendimi.

Ky ligj do të hyjë në fuqi sapo të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *