MPB përcakton udhëzimet për automjetet e huaja në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar informacione të rëndësishme lidhur me përdorimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit që qarkullojnë në Kosovë.

Sipas rregulloreve të reja, automjetet e tilla, kur janë në pronësi të shtetasve të huaj, lejohen të qarkullojnë në Kosovë deri në tre muaj nga data e hyrjes. Ky rregull do të hyjë plotësisht në fuqi më 15 mars 2026.

Mosrespektimi i këtyre rregullave do të konsiderohet shkelje e ligjeve të trafikut dhe do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Automjetet e regjistruara jashtë vendit në pronësi të shtetasve të Kosovës mund të qarkullojnë për të njëjtën periudhë, por pronarët duhet të kenë dokumentacionin e nevojshëm të qëndrimit.

Automjetet e drejtuara nga kosovarët pa praninë e pronarit të huaj nuk janë të lejuara. Shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, si dhe kosovarët që kthehen nga jashtë, mund të përdorin patentat e huaja për deri një vit.

Për më shumë detaje, referojuni Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *