VV kryeson pas rinumërimit të 237 vendvotimeve në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i numërimit të votave për vendvotimet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rinumërohen.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 34,361 vota. Partia Demokratike e Kosovës mban vendin e dytë me 14,820 vota, ndërsa në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 8,696 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në pozitën e katërt me 4,105 vota. Ky rinumërim po kryhet në përputhje me vendimet e KQZ-së për të siguruar transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *