Në Zvicër ka filluar një proces gjyqësor ndaj një 57-vjeçari nga Kosova, i cili ka shërbyer si imam.
Akuzohet se ka udhëhequr një skemë mashtrimi financiar që ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona frangash. Përveç tij, në këtë skemë dyshohet se janë të implikuar edhe disa anëtarë të familjes së tij.
Prokuroria ka kërkuar që të akuzuarit t’i jepet dënim me burg si dhe të dëbohet nga Zvicra. Në një deklaratë për Klan Kosova, Saranda Teresa theksoi se rasti nuk mund të shihet si një incident i izoluar.
Ajo vuri në dukje se kur dikush paraqitet si imam, ai fiton besimin e publikut dhe institucioneve, besim që në këtë rast duket se është keqpërdorur. Teresa e shprehu këtë në emisionin “Kosova Today”.

Leave a Reply