Drita nis sot fushatën e kualifikimit në Conference League

Skuadra e FC Drita nis sot aventurën në Conference League, duke u përballur me ekipin finlandez KuPS në orën 18:45.

Të udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, “Intelektualët” synojnë të arrijnë një rezultat pozitiv në këtë sfidë të rëndësishme, e cila shënon për herë të parë pjesëmarrjen e të dy skuadrave në këtë fazë të garave evropiane. Ndërkohë, edhe ekipi i Shkëndijës fillon misionin e saj në këtë kompeticion, duke u përballur me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë kundër Raya Vallecanos.

Kjo ndeshje gjithashtu do të zhvillohet në orën 18:45. Të dyja ndeshjet paraqesin një sfidë të madhe për ekipet shqiptare, të cilat kërkojnë të lënë gjurmë në arenën evropiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *