Qeveria: Mirëpresim heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr masat ndëshkuese ndaj vendit, duke e cilësuar këtë hap si një zhvillim të vonuar, por të mirëpritur.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu, theksoi rëndësinë e lirimit të fondeve dhe mbështetjes financiare për përparimin drejt integrimit evropian. Bashkimi Evropian njoftoi fillimin e procesit të heqjes së masave, duke hapur rrugën për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove në fillim të vitit, për të mbështetur projekte të ndryshme në Kosovë.

Masat ishin vendosur në vitin 2023 si përgjigje ndaj tensioneve në veri të vendit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, konfirmoi se krahas 216 milionë eurove të liruar më parë, BE-ja do të lirojë edhe 205 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, Jan Gert Koopman, nga Drejtoria për Zgjerim, sqaroi se institucionet janë duke punuar për programimin dhe kontraktimin e projekteve që do të financohen me këto fonde. Arbëreshë Loxha nga GLPS vlerësoi se ky vendim është i rëndësishëm për imazhin ndërkombëtar të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *