Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ngjarjen “House of Kosova” në Davos

Kosova do të marrë pjesë për herë të dytë në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026” me Shtëpinë e Kosovës, e cila do të prezantohet me moton “Shtëpia e Kosovës, shtëpi e talentit”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të përfaqësojë Kosovën dhe pritet të zhvillojë takime me figura të rëndësishme politike dhe investitorë ndërkombëtarë. Agjenda e “House of Kosova” përfshin pjesëmarrjen e Kurtit në një panel ndërkombëtar që do të diskutojë rëndësinë e demokracisë dhe sigurisë në kontekstin e rendit të ri global.

Gjithashtu, programi do të ketë panele të ndryshme mbi tematika si inteligjenca artificiale, siguria energjetike dhe ndërtimtaria e qëndrueshme. Kosova, si një nga 25 shtetet që prezantohet me shtëpi të vetën në forum, do të organizojë edhe mbrëmje kulturore që do të përfshijnë dialog, traditë dhe kuzhinë shqiptare.

Aktivitetet do të ofrojnë mundësi për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar potencialin për investime të huaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *