Sot përkujtohet 44-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët u vranë më 17 janar 1982.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi në Untergrupenbach të Gjermanisë, ku tre aktivistët u ekzekutuan nga persona të panjohur. Sipas autoriteteve gjermane, ky sulm përfaqësonte një kulminacion të konfliktit mes agjentëve jugosllavë dhe kundërshtarëve të tyre.
Pas atentatit, fqinjët dëshmuan se dy burra u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që automjeti i drejtuar nga Bardhosh Gërvalla mbeti i ndezur dhe më vonë u përplas me një garazhe. Në vendngjarje, u gjetën trupat e pajetë të Bardhoshit, Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës, të cilët kishin pësuar plagë të rënda nga të shtënat.
Motivi i vrasjes lidhej me aktivitetet e tyre kundër regjimit të Beogradit. Jusuf Gërvalla, para se të ndërronte jetë, la të kuptohej se shërbimi sekret jugosllav mund të ishte pas këtij akti.
Ngjarja mbetet një kujtesë e përgjakshme e luftës për liri dhe të drejta kombëtare.

Leave a Reply