Përkujtohet 558-vjetori i ndarjes nga jeta i Skënderbeut

Sot përkujtohet 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili u nda nga jeta më 17 janar 1468 në Lezhë.

I lindur në vitin 1403, ai ishte pjesëtar i familjes mbretërore Kastrioti, me babanë Gjon Kastrioti si sundimtar të territoreve që shtriheshin nga rrethinat e Prizrenit dhe Tetovës deri në Adriatik. Gjergj Kastrioti, i njohur në histori si Skënderbeu, u bë simbol i rezistencës kundër Perandorisë Osmane.

Për 25 vite, ai arriti të ndalojë përhapjen e turqve në Ballkan duke mos humbur asnjë betejë, duke fituar kështu respektin e Evropës Perëndimore. Pas vdekjes së tij, Shqipëria humbi pavarësinë e saj, që ai e kishte ruajtur me luftë dhe sakrifica të shumta.

Në Shqipëri, emri Kastriot mbetet një nder i madh, duke simbolizuar trimërinë dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut. Kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e shqiptarëve dhe vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *