Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka zbuluar keqpërdorime të konsiderueshme, sipas Eugen Cakollit nga KDI.
Ai ka treguar përmes një grafike se si partitë politike janë prekur nga ndryshimet e votave të kandidatëve. Nga të dhënat e rinumërimit deri tani, është evidentuar një ndryshim prej rreth 15 mijë votash në total për kandidatët.
Lista e PDK-së ka pësuar ndryshimin më të madh me rreth 7,719 vota, e ndjekur nga LVV me 2,947 vota, LDK me 1,676 vota dhe AAK me 639 vota. Në total, janë hequr rreth 9,500 vota dhe janë shtuar rreth 3,500 vota.
Cakolli vuri në dukje se më shumë se 200 kandidatë nga partitë kryesore kanë parë ndryshime në vota, me rritje dhe ulje të ndryshme. Ai theksoi se këto dallime janë të rëndësishme, veçanërisht pasi rinumërimi po zhvillohet vetëm për një të tretën e vendvotimeve.
Për të adresuar këto ndryshime, Cakolli sugjeron një rinumërim të plotë të votave. Ai paralajmëron se nëse ky trend vazhdon, mund të ketë ndikim të madh në renditjen e kandidatëve.
Ndër kandidatët me rëniet më të mëdha në vota janë Fetah Paçarizi dhe Nait Hasani nga PDK, si dhe Ejup Maqedonci nga LVV.

Leave a Reply