Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të ndeshet sot me italianin Francesco Morandi në “BBC Arena Schaffhausen” në Zvicër.
Kjo ndeshje, e cila pritet të fillojë rreth orës 20:00 ose 21:00, përbën një moment të rëndësishëm për Bakajn në karrierën e tij drejt majave të boksit. Deri më tani, Bakaj ka arritur një rekord të paepur me 14 fitore.
Nga ana tjetër, Morandi, i cili më parë ka qenë aktiv në MMA, ka një fitore dhe asnjë humbje në boks. Ky duel pritet të tërheqë vëmendjen e shumë adhuruesve të këtij sporti.

Leave a Reply