Manchester United ka dalë fitues në derbin e zhvilluar në “Old Trafford”, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-0.
Ky sukses shënon një fillim të shkëlqyer për Michael Carrick në rolin e trajnerit të skuadrës. Goli i parë u realizua nga Mbeumo në minutën e 65-të, pas një kundërsulmi mbresëlënës.
Më pas, Dorgu shënoi edhe golin e dytë në minutën e 76-të, duke siguruar fitoren e rëndësishme për ekipin vendas. Pas kësaj ndeshjeje, Manchester City qëndron në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Arsenali kryeson renditjen me gjashtë pikë më shumë.
Manchester United, nga ana tjetër, renditet në vendin e katërt me 35 pikë, njësoj sa Liverpooli, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Leave a Reply