Mallorca shënoi një fitore të ngushtë 3-2 ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e javës së 20-të të La Ligës.
Ekipi vendas filloi fuqishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e pestë me një gol nga sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, pas një pasimi nga Sergi Darder. Bilbao nuk vonoi të reagojë, duke barazuar shifrat në 1-1 vetëm pas tre minutash me anë të Unai Gomez.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Mallorca fitoi një penallti, të cilën Muriqi e shndërroi në gol për të rikthyer epërsinë në 2-1. Megjithatë, mysafirët arritën të barazojnë sërish për 2-2 me golin e Nico Williams.
Në pjesën e dytë, Muriqi kompletoi het-trikun e tij, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 69-të, duke i dhënë fitoren Mallorcës. Ky sukses i çon golat e Muriqit në 14 për sezonin, duke e bërë atë një konkurrent të fortë për çmimin Pichichi.

Leave a Reply