Benita për Endrin: Ai ka një tërheqje të veçantë për gratë

Benita ka pasur një përplasje të fortë me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin.

E zemëruar nga qeshjet dhe komentet e tyre, ajo shprehu pakënaqësinë për mungesën e respektit. Gjatë bisedës me banorët, Benita u shpreh hapur për lidhjen e saj me Endrin, duke vënë në dukje se ndjenjat e tyre nuk varen nga pamja fizike apo statusi material.

Ajo theksoi se dashuria e saj për Endrin është e sinqertë dhe e bazuar në cilësitë e tij personale. Benita u shpreh me zemërim ndaj atyre që qeshnin, duke thënë: “Marre për ata që qeshin.

Endri është një magnet për femra, dhe unë e dua për atë që është, jo për gjatësinë, bukurinë apo pasurinë e tij.” Kjo deklaratë e saj nxiti diskutime mes banorëve, duke i shtuar tension situatës në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *