Mungesë uji në Podujevë: 700 shtëpi pa furnizim për 30 orë

Rreth 700 familje në Podujevë po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 30 orë.

Kjo situatë prek banorët e disa lagjeve pranë hekurudhës, përfshirë zonën e njohur si “Çeshmja e Azemit” dhe një pjesë të rrugës “Lordi Bajron”. Ndërprerja është shkaktuar nga një problem në linjën e vjetër të ujësjellësit që vjen nga fabrika e ujit në Shajkovc.

Banorët kanë protestuar pranë zyrave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në Podujevë, duke kërkuar shpjegime për ndërprerjen, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje. Gjithashtu, përpjekjet e RTK-së për të marrë një deklaratë nga zyrtarët e KRU ‘Prishtina’ në Podujevë kanë qenë pa sukses.

Banorët kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe informacione të qarta për shkakun dhe kohëzgjatjen e mungesës së ujit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *