Mandati i deputetit në rrezik për ministrin e Kurtit pas akuzave për vjedhje votash

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon për vendvotimet që janë identifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për verifikim të mëtejshëm.

Gjatë rinumërimit në komunën e Prizrenit, janë zbuluar ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë edhe lëvizje mandatesh. Në Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), kryetari i partisë dhe ministri në detyrë, Fikrim Damka, duket se po humbet mandatin për shkak të votave të dyshuara si të manipuluara.

Aktualisht, mandati i kalon Ergul Mazrekut, i cili figuron si deputet në Kuvend. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidatët Paris Guri, Gëzim Hazrolli dhe Festim Kabashi kanë marrë dhjetëra vota shtesë, kryesisht nga zonat e Prizrenit.

Ndërkohë, përfituesit kryesorë nga këto vota të dyshimta janë kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, dhe kandidati Xhavit Uka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *