Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, bëri një koment humoristik lidhur me një ngatërresë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një konferencë, Trump kishte përmendur se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Gjatë një bisede me presidentin francez, Emmanuel Macron, Rama i sugjeroi atij që duhet të kërkojë falje për mosurimin e dy vendeve për këtë “paqe” të arritur.
“Duhet të na kërkoni falje që nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Ai punoi shumë për këtë,” tha Rama.
Kjo bisedë është ndarë në rrjetet sociale, ku Macron dhe të pranishmit e tjerë shihen duke qeshur.

Leave a Reply