Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, zhvilluan një takim elektoral në Kodrën e Trimave mbrëmë.
Gjatë këtij tubimi, Kurti kritikoi administratat e mëparshme për mosinteresimin ndaj kësaj zone, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që premtoi ta korrigjonte këtë vjeshtë. Ai theksoi se me zgjedhjen e Çekut si kryetar, Prishtina do të zhvillohet bazuar në plane konkrete për çdo lagje dhe fshat, duke shmangur zgjidhjet e improvizuara.
Kurti siguroi qytetarët se prioritetet e tyre do të adresohen me seriozitet.

Leave a Reply