Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se në Kukës, konkretisht në zonën e Shishtavecit, ka rënë bora e parë e sezonit.
Ai theksoi se dimri ka filluar zyrtarisht në këtë pjesë të vendit. Rama siguroi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve.
Kompanitë e angazhuara janë në terren me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e tyre të punonjësve, që nga orët e para të ditës, për të siguruar qarkullimin normal, veçanërisht në aksin rrugor Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në zonën e Thethit. Kryeministri informoi gjithashtu se qarkullimi i automjeteve vazhdon pa probleme në të gjitha akset nacionale, falë mbështetjes dhe përgatitjeve të ndërmarra nga ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve.

Leave a Reply