Në emisionin VV Show, gazetari Vehbi Kajtazi dhe analisti Visar Ymeri diskutuan çështjen e njohur si “53 milionëshi”, duke analizuar përgjegjësinë politike të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe krahasuar stilin e tij të qeverisjes me atë të kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Vehbi Kajtazi theksoi se rasti i ish-ministrit Pal Lekaj është i pandashëm nga përgjegjësia e Haradinajt, pasi ngjarjet e përmendura ndodhën gjatë mandatit të tij. “53 milionëshi nuk mund të ketë ndodhur pa përfshirjen e Ramush Haradinajt.
Edhe pse Pal Lekaj është nën hetime, ky krim i madh supozohet të jetë kryer nën qeverisjen e Haradinajt,” deklaroi Kajtazi. Visar Ymeri, nga ana tjetër, pranoi se Haradinaj mban përgjegjësi politike për emërimin e Pal Lekajt, por kjo nuk do të thotë se ai mbikëqyrte çdo vendim që Lekaj merrte.
Ymeri theksoi se ekziston një dallim i qartë në mënyrën se si funksionon Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje krahasuar me qeverisjen e mëparshme.

Leave a Reply