Rexhbeçaj realizon gol të jashtëzakonshëm kundër Augsburgut

Elvis Rexhbeçaj, mesfushori i Augsburgut, ka realizuar golin e tij të parë këtë sezon në Bundesligën gjermane, duke kontribuar në barazimin 2:2 të skuadrës së tij kundër Freiburgut.

Ky takim ishte pjesë e xhiros së 18-të të kampionatit. Rexhbeçaj hyri në fushë gjatë pjesës së dytë dhe shënoi golin e barazimit për Augsburgun në minutën e 49-të me një goditje të saktë me kokë.

Më parë, Alexis Claude-Maurice kishte shënuar golin e parë për vendasit. Nga ana tjetër, për Freiburgun, golat u shënuan nga Yuito Suzuki dhe Igor Matanoviq.

Megjithatë, një tjetër gol i Matanoviqit u anulua. Për Rexhbeçajn, kjo ishte paraqitja e 16-të në të gjitha garat për këtë sezon.

Pas këtij rezultati, Augsburgu mban vendin e 15-të me 16 pikë, ndërsa Freiburgu ndodhet në vendin e 8-të me 24 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *