Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke kryer një operacion që përfshin katër individë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas zëdhënëses së prokurorisë, Kaltrina Shala, dy prej tyre po hetohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa dy të tjerë për “Pranim të ryshfetit në sektorin privat”. Shala bëri të ditur për Gazetën Express se veprimet penale të dyshuara janë të përcaktuara në nenet 414 dhe 309 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ajo theksoi se zhvillimet e mëtejshme do të komunikohen në kohën e duhur. Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin në sektorin publik dhe privat.

Leave a Reply