Prokuroria Heton Keqpërdorimet Pas Rinumërimit të Votave

Prokurorja Laura Pula, e cila është koordinatore nacionale për zgjedhjet në Kosovë, ka udhëzuar kryeprokurorët e prokurorive themelore që të mbledhin informata dhe prova të nevojshme në lidhje me mospërputhjet e votave të deputetëve pas rinumërimit.

Kjo kërkesë është bërë për të gjitha komunat ku procesi i rinumërimit ka përfunduar. Në një njoftim për mediat, theksohet se ky veprim është ndërmarrë për të siguruar se nuk ka pasur shkelje penale gjatë procesit zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, prokurorja Pula ka udhëzuar që edhe në ato komuna ku ende nuk ka përfunduar rinumërimi, të nisë mbledhja e provave sapo të përfundojë ky proces. Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se do të vazhdojë të mbrojë votën e lirë të qytetarëve dhe do të hetojë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim ose falsifikim të votave, duke siguruar që shkelësit të përballen me drejtësinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *