Droni “Skifteri” testohet jashtë Kosovës, Aliu: Goditja reale

Testimi i dronit kosovar “Skifteri” është realizuar jashtë Kosovës, sipas Ridvan Aliut, prodhuesi i këtij pajisjeje.

Në një deklaratë për Telegrafin, Aliu theksoi se provat u kryen në lokacionin e klientit, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë night vision për siguri shtesë dhe kërkesë të klientit, pa dhënë më shumë detaje për sigurinë dhe marrëveshjet e ndjeshme. Ky dron i avancuar, “Skifteri K1”, ka aftësi fluturimi deri në 7 orë e 12 minuta, me një rreze veprimi që shtrihet mbi 1,000 kilometra dhe mund të bartë deri në 42 kilogramë.

Publikimi i pamjeve të testimit ka tërhequr vëmendje të madhe publike, duke u vlerësuar si një arritje e rëndësishme për teknologjinë e mbrojtjes dhe inovacionin lokal. Duke pasur parasysh kapacitetet teknologjike të dronit dhe ndjeshmërinë e projektit, informacionet janë mbajtur të kufizuara për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e klientit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *