Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur të rinumërohen votat në 28 komuna, pas parregullsive të zbuluara në disa zona.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua komunës së Prizrenit, ku u evidentuan devijime të mëdha në rezultatin e votave. Pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, u hoqën 29,343 vota nga kandidatë që ishin regjistruar në Qendrën e Numërimit të Prizrenit dhe u shtuan 16,366 vota që nuk ishin regjistruar më parë saktë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se procesi i numërimit kishte pasaktësi dhe se të dhënat do t’i dërgohen Prokurorisë së Shtetit për hetim të mëtejshëm. Ai gjithashtu konfirmoi angazhimin për të bashkëpunuar plotësisht me institucionet hetimore.
Vendimi për rinumërim u mbështet nga përfaqësues të të gjitha partive politike, ndërsa mandati i përfaqësuesve politikë në Prizren u ndërpre. Procesi ka zbuluar se, përveç gabimeve, disa vota të pavlefshme u rivlerësuan, duke ndikuar në ndryshimet e votave për disa kandidatë.

Leave a Reply