Albin Kurti përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik në Davos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një udhëtim drejt Davosit në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Në këtë forum, i cili do të zgjasë nga 19 deri më 23 janar, do të mblidhen liderë globalë nga sfera politike, biznesi, shoqëria civile dhe akademia për të diskutuar çështjet kryesore globale dhe për të caktuar prioritetet. Një nga pikat e veçanta për Kosovën në këtë forum është “Shtëpia e Kosovës”, një hapësirë e dedikuar që do të prezantohet për të dytin vit radhazi.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panele diskutimi dhe takime bilaterale me liderë dhe investitorë të rëndësishëm. Kjo hapësirë e veçantë është mundësuar falë përpjekjeve të dy sipërmarrësve të patundshmërive, Esat Lika dhe Ertion Axha, të cilët kanë siguruar një sipërfaqe prej 11,500 metrash katrorë në një ish-sanatorium afër Sallës së Kongresit të forumit, me synimin për ta kthyer në një resort luksoz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *